Marina ukrainase godet me raketa dhe shkatërron anijen luftarake të Rusisë në portin Bardyansk

Marina ukrainase ka shkatërruar një anije luftarake ruse në portin e qytetit Bardyansk i cili ishte okupuar nga rusët.

Ushtria ukrainase ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes teksa zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Anna Malyar ka thënë se anija luftarake që u shkatërrua sot mund të bartte 20 tanke, 45 makina ushtarake dhe 400 ushtarë parashutistë.

Siç shkruan The Times, anija luftarake ruse është goditur nga raketat balistike.

Kategoritë
BotaLajme