Ditë më parë, Mario Mitaj u tgransferua te skuadra arabe, Al Ittihad, ku do të jetë bashkëlojtar me Karim Benzeman, N’golo Kante e shumë yje të tjerë.
Mitaj mbrëmë ishte një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë, në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës, në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi shqiptar ka marr një urim special nga klubi i tij i ri, Al Ittihad pas kësaj fitore.
”Urime lojtarit tonë shqiptar, Mario Mitaj, që ndihmoi kombëtaren e tij të fitonte në ndeshjen hapëse të UEFA Nations League”, thuhet në postimin e skuadrës arabe.
Mario Mitaj te Al Ittihad do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon.