Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë

Mark Zuckerberg është bërë baba për herë të tretë. Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan njoftuan të premten se erdhi vajza e tyre e tretë. “Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim kaq i vogël.”, ka shkruar çifti i famshëm në një postim në rrjete sociale.

Zuckerberg dhe partnerja e tij, me të cilën është njohur në Universitetin e Harvardit kanë edhe dy vajza të tjera, 7 dhe 5 vjeç. Çifti u takua në vitin 2003 në një festë të përbashkët. Ata u martuan në vitin 2012 dhe Zuckerberg e quajti Chan si pjesën “më të rëndësishme” të jetës së tij.

Kategoritë
BotaLajme