Marquinhos: Bëmë gabime, por në Paris mund ta përmbysim Dortmundin

Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s e humbi me rezultatin 1-0 ndaj Borussia Dortmund-it.

Ai theksoi se kishin mundësi të mira në pjesën e dytë, por shtoi se mund ta përmbysin Dortmund-in në Paris.

“Ne e dimë se në Paris mund të bëjmë shumë më mirë, në pjesën e dytë patëm mundësi që nuk mund t’i humbisnim, por në shtëpi mund ta përmbysim rezultatin”-u shpreh Marquinhos.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, e marte në “Parkun e Princave” në Paris

Kategoritë
LajmeSport