Marrëveshja për “Gazpromin”, tregues që Serbia nuk mund të shkëputet nga Rusia

Në fund të muajit maj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi që ka nënshkruar ‘elementin e parë të kontratës trevjeçare’ për furnizim me gazin rus. Kjo marrëveshje ka shkaktuar shumë reagime pasi që me këtë veprim, Serbia i ka dalë kundër SHBA’së dhe shteteve të BE-së për sanksionim të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Një veprim i tillë është komentuar edhe gjatë një takimi, ku mori pjesë edhe Olga Kahova nga Qendra Globale për Energji.

Kahova në Twitter ka shkruar se kjo marrëveshje mes Vuçiqit e Putinit është tregues që Serbia nuk është e gatshme t’i ndërpresë marrëdhëniet energjetike me Rusinë.

“Marrëveshja e Vuçiqit me Putinin për gazin nënkupton që Serbia nuk është e gatshmë të këpusë marrëdhëniet energjetike me Rusinë”, ka thënë Olga Kahova nga Qendra Globale për Energji.

Pas arritjes së kësaj marrëveshjes, Vuçiq kishte thënë se në varësi të bisedës me “Gazpromin”, serbët do të kenë ‘një dimër të sigurt”.

“Kemi rënë dakord që të nënshkruajmë elementin e parë të kontratës trevjeçare, që është jashtëzakonisht e përshtatshme për palën serbe dhe se platforma do të mbetet e njëjtë, pra çmimi do të jetë shumë i favorshëm. Mbetet për të diskutuar për sasinë me ‘Gazpromin’. Putini për shkak të industrializimit të vendit në vitet e fundit ka pasur më shumë konsum gazi, por do të flasim me ‘Gazpromin’ dhe do të kemi një dimër të sigurt në varësi të bisedës. Unë u jam mirënjohës partnerëve tanë rusë për korrektësinë”, ka thënë Vuçiq pas arritjes së marrëveshjes.

Kategoritë
LajmeRajoni