Marsh me biçikleta në Prizren për nder të Ditës Botërore të Diveristetit Kulturor

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim është një ditë ndërkombëtare që shënohet me 21 maj e adoptuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s për promovimin e diversitetit kulturor. Dita e Diversitetit është një mundësi për të ndihmuar komunitetet të ngrisin vlerën e diversitetit kulturor dhe promovojnë jetesën e përbashkët në harmoni.

Kjo ditë është shumë kuptimplotë në Kosovë si ndër vendet më paqësore në Evropë me kultura dhe perspektiva të ndryshme që bashkëjetojnë në frymë të tolerancës.

Në kuadër të saj Klubi i Biçiklistëve Pro Bike Prizren me mbështetjen e Institutit Yunus Emre më 21 Maj 2023 duke filluar nga ora 11.00  organizon tur me biçikleta në Prizren.

Sipas postimit e bërë në faqen e  klubit, mbledhja e biçiklsiteve do të bëhet pranë urës Arasta, përkatësisht në sheshin e Lidhjes në Prizren.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshmeVendi