Marta Kos: Po punoj për rritjen e mbështetjes financiare për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor

AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një video-mesazh në ditën e organizatave të shoqërisë civile, tha se është duke punuar për rritjen e mbështetjes financiare të BE-së për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për rëndësinë e OJQ-ve për demokracinë, Kos tha se javën e kaluar ka pritur një grup të OJQ-ve nga Serbia, të cilët i folën asaj se si situata politike po i ndikon në punën e tyre.

“OJQ-të janë shtylla kurrizore e demokracive të shëndosha. Ato përforcojnë zërat, mbrojnë të drejtat dhe i mbajnë përgjegjës të pushtetshmit. Sepse demokracia nuk është ndërtuar vetëm në parlamente apo gjykata, ajo është ndërtuar në komunitete, në shtëpi dhe në zemrat e të gjithë qytetarëve. Ja pse kam zero tolerancë për veprimet që e minojnë shoqërinë civile dhe pse jam duke punuar në rritjen e mbështetjes financiare të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Kos.
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi