“Masakër e tmerrshme” në SHBA, qëllohen me armë zjarri 6 anëtarë të një familje përfshirë një foshnjë

Gjashtë persona u vranë në një shtëpi në Kaliforninë qendrore sipas sherifit të vendit ky ishte një sulm i synuar për hakmarrje.

Mes të vrarëve në “masakrën e tmerrshme” ishte një nënë 17-vjeçare dhe një foshnjë 6-muajshe, të cilat ishin qëlluar në kokë, u tha gazetarëve sherifi i qarkut Tulare, Mike Boudreaux. Të dy u qëlluan në kokë, tha ai.

“Në sulm kanë arritur të mbijetojnë disa persona ” tha sherifi, duke shtuar se ende nuk është e qartë se si mbijetuan.

Autoritetet besojnë se janë të paktën dy të dyshuar në liri, tha Boudreaux. Asnjë arrestim nuk është bërë.

“Ne besojmë se kjo ishte një familje në shënjestër,” tha sherifi.

“Kjo ishte shumë personale. Ne gjithashtu besojmë se ishte një mesazh që po dërgohej. Autoritetet besojnë se ka grupe bandash të përfshira në këtë skenë, si dhe hetime të mundshme për narkotikë,” tha Boudreaux.

Një javë më parë zyra e sherifit kreu urdhra kontrolli për lëndë narkotike në shtëpi, tha ai.

Disa viktima u gjetën në shtëpi, ndërsa të tjerë u gjetën në rrugë. Një burrë u gjet i plagosur kur mbërriti policia në vendngjarje por më vonë u shpall i vdekur në spital, tha sherifi.

Autoritetet morën raportime për të shtëna pak para orës 4 të mëngjesit, tha sherifi. Dëshmitarët menduan se vrarësi ndodhej ende në vendngjarje për shkak të vazhdimit të të shtënave.

“Ne kemi më shumë informacion, por nuk mundemi ta diskutojmë këtë me publikun. Ne kemi të dhëna, të cilat shpresojmë se do të çojnë tek të dyshuar e mundshëm.”

Kategoritë
BotaLajme