Masakër në Brazil: Humbësit i vranë fituesit në biliard pasi këta i tallën, mes 7 viktimave ishte edhe një vajzë 12 vjeç

Një masakër në një sallë biliardi në qytetin Sinop në Brazil ndodhi pasi u humb loja e biliardit dy herë dhe pati shpotitje për humbësit. Këta reaguan me armë zjarri dhe i qëlluan dhe i vranë 7 persona me gjakftohtësi mes tyre edhe një vajzë 12 vjeç, transmeton Gazeta Metro.

Video e tmerrshme shfaq dy burra duke hapur zjarr me armë të gjata ndaj personave pa diskriminim të martën. Ngjarja në video ka ndodhur në qytetin Sinop në provincën Mato Grosso.

Sipas policisë dy të dyshuarit Edgar Ricardo de Oliveira , 30 vjeç, dhe Ezequias Souza Ribeiro, 27 vjeç, që janë ende në arrati.

Në video shihen si njëri prej tij rendit grupin e personave për muri nën kërcënimin e armës derisa bashkëpunëtori merr pushkën nga vetura pastaj hapin zjarr ndaj tyre.Pasi që i vranë ata qetësisht mbledhin paratë dhe nëpër tavolina, poashtu edhe një çantë dore të një gruaje./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeTë ndryshme