Masakra në shkollën e krishterë në Nashville, Biden përsërit thirrjen për reformën që ndalon armët: Akt i sëmurë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në një shkollë fillore të krishterë në Nasheville të Tenesit.

Autorja është Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeç, e cila ka qenë nxënëse e kësaj shkolle “Covenant School”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë si një akt të sëmurë, dhe ripërsëriti thirrjen ndaj kongresit për të aprovuar një reformë që do të ndalonte armët e sulmit.

Nga të shtënat me pistoletë, humbën jetën gjashtë persona, tre të rritur dhe tre fëmijë të moshës 8-9 vjeç.Ndërsa ishte brenda shkollës, Hale vrau Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 8-9 vjeç, si dhe kujdestarin Mike Hill dhe mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtuesen e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.

Kategoritë
BotaLajme