MASHT: Testi i Maturës do të mbahet vetëm një ditë në të gjitha lëndët

Provimi i Maturës Shtetërore  këtë vit në Kosovë do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe maturantët, për dallimet nga vitet e tjera, do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati).

Në këtëlink mund të gjeni informata, udhëzime dhe rregulla për  Provimin e Maturës Shtetërore 2022 të publikuara nga MASHTI.

Kategoritë
LajmeVendi