Maskat e prodhuara në Turqi shkaktojnë debat në parlamentin grek

Deputetja e Partisë Komuniste të Greqisë, Liana Kanelli në një fjalim në parlament tha: “Maskat që na keni shpërndarë në parlament janë nga Turqia. Shkruajnë ‘Made in Turkey'”

Në parlamentin grek maskat e shpërndara për deputetet shkaktuan debat për faktin se janë prodhuar në Turqi.

Sipas lajmeve në shtypin grek, Liana Kanelli, deputetja e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në një fjalim në parlament tha: “Maskat që na keni shpërndarë në parlament janë nga Turqia. Shkruajnë ‘Made in Turkey’. Nuk është e keqe por nga Turqia emigrantët nuk mund të kalojnë, interesat kalojnë”.

Ndërsa kryetari i parlamentit, Konstantinos Tasoulas duke folur për gazetarët vuri në dukje se tenderi i hapur ishte fituar nga një firmë gjermane që dha ofertën me çmimin më të ulët dhe e cila në fillim nuk u vu re se fabrika e kompanisë ishte në Turqi.

“Më pas nga shkrimet mbi kuti u kuptua që vendi i prodhimit ishte Turqia”, tha Tasoulas i cili pretendoi se mund të preferohej një kompani tjetër për blerje, nëse situata do të dihej paraprakisht.

Kategoritë
BotaLajme