Matoshi thotë se në Gjilan qëllimisht është përdhosur flamuri i Kosovës

Analisti, Halil Matoshi, ka thënë se në Gjilan qëllimisht është përdhosur flamuri i Kosovës.

Të hënën është raportuar se para Komunës së Gjilanit është përdhosur flamuri i shtetit të Kosovës.

“Primitivët e Komunës së Gjilanit përdhosin flamurin e Kosovës. Pika 7 e Pakos Ahtisaari e definon flamurin e Kosovës flamur kombëtar.  Simas Ligjit për simbolet (17.1) kush përdhosë flamurin e Kosovës dënohet me gjobë deri 1000 €“, ka shkruar Matoshi.

Ai ka thënë se ky akt bie ndesh me ligjin.

Por në komunën e Gjilanit përdhosja e flamurit kosovar âsht e qëllimt, pra vepër që bjen ndesh me Ligjin. Akt i ultë dhe i turpshme kundër rendit simbolik të shtetit“, ka thënë ai.

”A ka ndonji prokuror që punon me ndërgjegje në Gillan”, ka pyetur Matoshi.

”Ashiqare as ata gillanli që e dojnë Kosovën shtet, nuk po guxojnë me reagu“, përfundon ai.

Kategoritë
LajmeVendi