Mbahet funerali i lamtumirës së Shinzo Abe, qindra japonezë mbushin rrugët për t’i dhënë lamtumirën ish-kryeministrit (Video)

Trupi i ish-udhëheqësit japonez Shinzo Abe do të digjet në Sallën e Funeralit Kirigaya të Tokios, pas një funerali privat që do të mbahet këtë të martë.

Makina që mbante trupin e Abe-s udhëtoi nëpër rrugët e kryeqytetit japonez, duke kaluar pranë një sërë ndërtesash të rëndësishme, duke përfshirë zyrën e Kryeministrit dhe ndërtesën e Parlamentit.

Turma të mëdha njerëzish janë rreshtuar në rrugë në shenjë respekti për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të tyre. Shumë u panë duke përshëndetur dhe duke ngritur krahët në ajër teksa automjeti po kalonte, ndërsa të tjerë përkulën kokën në shenjë nderimi.

E veja e ish-kryeministrit Abe, Akie Abe, u pa duke udhëtuar në sediljen e përparme të makinës së varrimit.

Kategoritë
BotaLajme