Mbajti meshën në det me dyshek ajri si altar, denoncohet për fyerje fetare prifti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak orë më parë në qytetin e Krotones në Itali.

Një prift së bashku me një grup të rinjsh besimtarë, veshur me kostum banjoje e kamerdare, kanë mbajtur meshën e së dielës nën ujin e detit Jon të bregdetit kalabrez.

Prifti Mattia Bernasconi  nga Milano që ndodhej në Krotone së bashku me një grup të rinjsh vullnetarë që punojnë me shoqatën që menaxhon pronat e konfiksuara nga mafia, ka mbajtur meshën e shenjtë në bregdetin e Krotones e nën ujin e kristaltë të plazhit të Alfierit.

Altar i ka shërbyer një dyshek deti.

Video e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale është marrë në dorëzim dhe nga autoritetet policore e ka çuar Prokurorinë e Krotones në denoncimin e priftit Mattia Bernasconi për fyerje të rrëfimit fetar.

“Temperaturat e larta e asnjë penë rreth e qark për t’u mbrojtur nga dielli më shtynë të merrja vendimin e mbajtjes së meshës së shenjtë të së dielës në det”, është mbrojtja e Priftit i cili shton se “nuk ka dashur të banalizoj ritin fetar e as mesazhet e fjalët e Zotit gjatë meshës.”

Ky akt nuk i ka pëlqyer as Kurisë së Krotones e cila ka theksuar se mesha e së dielës, ka një gjuhë e sjelle të veçantë që duhet vlerësuar e nuk duhet të jetë sipërfaqësore.

“Duhet vëmendje në ritualin e simbolet që ajo kërkon!”.

Kategoritë
Të ndryshme