Lojtari i ri i Real Madridit dhe ylli botëror Kylian Mbappe është gati të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij.
Së bashku me familjen e tij, sulmuesi ka mbyllur një marrëveshje për të blerë Caen-in, një ekip francez i kategorisë së dytë
Ai do të investojë afro 15 milionë euro për të marrë aksionet e shumicës së një ekipi që ka qenë pjesë e historisë së tij si lojtar.
Mbappe kishte qenë pjesë e akademisë së Caen-it si fëmijë. Skuadra franceze vitin e kaluar doli në vendin e gjashtë dhe synimet janë tani të rikthehen në divizionin e parë./Indeksonline/