Më herët, në një intervistë me legjendën braziliane Romario, Neymar deklaroi se Kylian Mbappe ishte ‘xheloz’ kur Lionel Messi nënshkroi për Paris Saint-Germain dhe u bë ylli më i madh i skuadrës.
Mbappe bëri 67 paraqitje së bashku me Messin te PSG, por që nuk arritën të fitonin ligën e Kampionëve, trofeu i vetëm që ende i mungon klubit parisien.
Por, Ylli i Real Madridit kishte tjetër qëndrim ndaj deklaratave të brazilianit.
“Fjalët e Neymar? Nuk kam asgjë për të thënë”, deklaroi Kylian Mbappe për TNT Sports Brasil.
“Jam i fokusuar në atë që po bëj këtu në Madrid. Kam shumë respekt për Neymarin”.“Dua të kujtoj gjërat e mira për të, për një lojtar unik në historinë e futbollit. Fat i mirë për të dhe për familjen e tij”, shtoi francezi.