Mbappe komenton partneritetin me Vinicius – ka lëvdata edhe për akademinë e Real Madridit

Real Madridi mori një fitore të lehtë me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Leganesit pasditen e së dielës, duke ngushtuar kështu distancën në vetëm katër pikë me liderin Barcelonën.

‘Los Blancos’ e kishin detyrim që të merrnin rezultat pozitiv në këtë takim, duke marrë parasysh gabimin që bëri Barcelona mbrëmë duke luajtur baras 2-2 me Celta Vigon.

Në mesin e golashënuesve në këtë sfidë ishte Kylian Mbappe i cili realizoi golin e parë, dhe për dallim nga ndeshjet e kaluara, ai u aktivizua në krahun e majtë të sulmit.

Për pozicionin e tij, partneritetin që ka me Vinicius dhe akademinë e Realit, francezi foli për të gjitha nga pak në një intervistë të shkurtë pas ndeshjes

“Mendoj se kam luajtur një ndeshej të mirë në një pozicion më ndryshe, unë mund të luajë në çdo pozitë. Unë vetëm dua të ndihmojë ekipin dhe të luajë mirë”, ka thënë Mbappe.

Reprezentuesi francez gjithashtu ka folur edhe për kiminë që ka me Viniciusin, teksa ka lavdëruar akademinë e Realit që ka prodhuar një mbrojtës si Raul Asencio.

“Unë kam një raport shumë të mirë me Vinin. Lojtarët më të mirë janë tek Real Madridi dhe ne jemi të gatshëm të fitojmë”.

“Unë jam paksa i befasuar sepse nuk e dija kualitetin e lojtarëve të Castillas”, përfundoi ai.

Mbappe tashmë ka nëntë gola të realizuar në 17 ndeshje për Madridin këtë sezon, teksa ky gol ndaj Leganesit i ka dhënë fund serisë prej tre ndeshjeve pa gjetur rrjetën.

Kategoritë
LajmeSport