Mbappe në një lidhje me një modele të famshme transgjinore, ata u kapën së bashku në një jaht

Sipas mediave të shumta ndërkombëtare, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe prej disa muajsh është në lidhje me modelen Ines Rau, me të cilën paparacët e kapën në një jaht. Rau ishte modeli i parë transgjinor që u shfaq në kopertinën e Playboy në 2017.

Ata u panë fillimisht majin e kaluar në Festivalin e Filmit në Kanë dhe më pas paparacët e kapën futbollistin duke u argëtuar me Ines në një jaht, ku e mbajti në krahë teksa ndanin një të qeshur të shkujdesur.
Pavarësisht fotove zbuluese, të dy nuk kanë komentuar ende për thashethemet.

Por kush është e dashura e re e Mbappe? Ines Rau ka lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë dhe njihet në mbarë botën si modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e Playboy në 2017.

Në moshën 16-vjeçare, Ines iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e seksit, por vetëm në moshën 24-vjeçare gjeti guximin për të treguar publikisht historinë e saj. Përveç kësaj, libri i saj autobiografik me titull “Gruaja” u botua në vitin 2018.

Me këto fjalë ajo e përshkroi shndërrimin e saj nga burrë në grua: “Ndjej që shpirti më në fund është i lirë, sikur të jetë hapur dryni që më ka mbajtur të mbyllur për kaq shumë kohë. Kësaj radhe jam tërësisht grua”.

Kategoritë
Sport