Mbappe sulmoi ashpër PSG-në pas videos së publikuar: Klubi nuk është Kylian Saint-Germain

Sulmuesi francez Kyllian Mbappé ka lëshuar një deklaratë të ashpër në lidhje me videon e biletave të sezonit 2023/24 të PSG-së, duke thënë se ajo është bërë pa dijeninë dhe lejen e tij dhe se ai nuk pajtohet me të.

Nga tre yjet e mëdhenj, vetëm ai shfaqet në videon promovuese së bashku me Hakimin dhe Donnarumma, ndërsa nuk ka asnjë shenjë as Messi e as Neymar.

“Nuk jam informuar asnjëherë për këtë, nuk jam dakord me videon e publikuar”, ka thënë Mbappe, i cili ka shpjeguar:
“Kjo është arsyeja pse unë po luftoj për të pasur të drejtën e imazhit tim. PSG është një klub dhe familje e lartë, por nuk është Kylian Saint-Germain”, përfundoi sulmuesi i PSG-së.

Kujtojmë, Mbappe edhe më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me PSG-në para se të vazhdonte kontratën, pasi kërkoi ekskluzivitet për fotot dhe regjistrimet e tij që përdoren për qëllime komerciale.

Kategoritë
Sport