Mbappe ‘thyen premtimin’ – ka përplasje me Ancelottin, ekipi i ndarë në dy kampe

Bordi drejtues i Real Madridit është ndarë në disa grupe me mendime të ndryshme lidhur me përgjegjësinë për problemet aktuale të skuadrës, e cila po kalon një periudhë të vështirë në këtë sezon futbollistik.

Skuadra e “Los Blancos” po përballet me performanca të dobëta, duke rrezikuar të humbasë më shumë terren në garën për titujt, ndërkohë që rivali, Barcelona po shfaqet gjithnjë e më e fortë, duke shtuar shqetësimet në ambientin madrilen.

Gazeta “AS” ka raportuar se disa nga drejtuesit e klubit kanë hedhur fajin mbi trajnerin Carlo Ancelotti, duke e kritikuar për mungesë krijimtarie në aspektin taktik.

Sipas këtij grupi, trajneri italian nuk arrin të sjellë ndryshime të rëndësishme në stilin e lojës dhe shpesh përdor të njëjtat taktika, duke i bërë ato të parashikueshme për kundërshtarët.

Ata gjithashtu janë të shqetësuar për faktin që dyshen Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham ende nuk kanë gjetur një pozicion të përshtatshëm në fushë, ku të dy të japin më të mirën e tyre.

Nga ana tjetër, një grup tjetër drejtuesish të Real Madridit nuk e shohin problemin te trajneri, por te disa prej lojtarëve të sulmit.

Sipas këtij grupi, Kylian Mbappe nuk është duke kontribuar mjaftueshëm për skuadrën, pasi ai nuk angazhohet në mbrojtje dhe nuk bën sakrifica të nevojshme për skuadrën.

Francezi, sipas Relevo, ka kërkuar që të mos luajë më si qendërsulmues, por të rikthehet në pozicionin natyral si anësor.

 

Po ashtu, ata kanë shprehur shqetësime për sjelljen e Bellingham dhe Rodrygo, të cilët, sipas tyre, po tregojnë shenja xhelozie dhe mungesë angazhimi në fushë, duke ndikuar negativisht në atmosferën e ekipit.

Kategoritë
LajmeSport