Lojtari i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, befasoi fansat duke u shfaqur në një reklamë kineze për Xiaohongshu, versioni kinez i aplikacionit Instagram.
Mbappe shfaqet në një reklamë 17 sekondash për këtë aplikacion dhe gjatë saj ai përsërit vetëm një fjalë – Xiaohongshu.
Tifozët tashmë kanë filluar ta krahasojnë Mbappe me Cristiano Ronaldon, për shkak të reklamës së portugezit për Shopee në vitin 2019 – një kompani teknologjike shumëkombëshe e themeluar nga kinezët.
Kujtojmë se Mbappe së fundmi ka luajtur me Francën në Kampionatin Evropian dhe tani është në pushime dhe do të mungojë në turneun amerikan të Real Madridit.
Debutimi i tij për Klubin Mbretëror pritet më 14 gusht në ndeshjen e Superkupës së Europës kundër Atalantës.
https://x.com/centregoals/status/1815378956326940940?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1815378956326940940%7Ctwgr%5E10e1037abd50bbd14d12edf722e31ec56bcadcb5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fsport%2Fnogomet%2Fmbappe-se-pojavio-u-kineskoj-reklami-ponavljao-je-samo-jednu-rijec%2F240723091