Mbaroi! Lojtari që u ofendua nga Messi në Katar po nënshkruan për Manchester United

Futbollisti holandez Wout Weghorst së shpejti do të bëhet zyrtarisht futbollist i Manchester United dhe gjithçka u ra dakord të martën dhe ai tashmë mund të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Manchester Cityt këtë fundjavë.

Manchester United do t’i paguajë tre milionë euro Besiktas-it si dëmshpërblim për këtë huazim dhe më pas do ta sjellë këtë lojtar nga Burnely dhe do të nënshkruajë kontratë me të për gjashtë muaj.

Wout Weghorst e filloi karrierën e tij në Emmen në vitin 2012, dhe më pas ai luajti për Heracles Almelo, nga i cili u transferua në AZ në 2016. Pasi luajti shkëlqyeshëm për këtë skuadër, ai u transferua në Wolfsburg në vitin 2018 dhe luajti në këtë ekip për katër vite.
Pas kësaj, ai përforcoi skuadrën e Burnley-t, por nuk qëndroi shumë atje, kaloi në huazim te Besiktas, dhe debutoi me kombëtaren holandeze në vitin 2018.

Mbetet në mend edhe sherri i tij me Lionel Messin pas ndeshjes në Botërorin e Katarit, kur argjentinasi e ofendoi brutalisht dhe e quajti “budalla” para kamerave.

Kategoritë
Sport