Mbërrin në Turqi grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke publikuar edhe fotografitë e pjesëtarëve të ushtrisë shqiptare, ka shkruar se mbërriti në Istanbul edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit.

Një grup i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka mbërritur në Türkiye, në kuadër të ndihmës në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrimtar, transmeton Anadolu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke publikuar në rrjetet sociale edhe fotografitë e pjesëtarëve të ushtrisë shqiptare, ka shkruar se mbërriti në Istanbul edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit.

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Istanbul në rrjetet sociale ka konfirmuar se grupi i dytë i mbështetjes i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është nisur për në Adana.

“Jemi pranë popullit vëlla turk në këto ditë të vështira”, thonë nga konsullata.

Më parë në Türkiye kanë mbërritur edhe forca të tjera si pjesë e ekipit të Shqipërisë, si ushtarakë, personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit.

Kujtojmë se një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë në total 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe shtatë mjete, u dërguan në Türkiye për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën jugore turke Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Kategoritë
LajmeRajoni