Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se për një rimëkëmbja ekonomike në Kosovë, fillimisht duhet të sigurohet një stabilitet dhe unitet politik.
Tutje sipas Gërxhaliut, Qeveria në ardhje duhet të jetë e fokusuar në tri aspekte, e para ka të bëjë më vaksiminim, e dyta me rimëkëmbjen ekonomike si dhe e treta zgjedhja e kuadrove të duhura në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve.
“Vetëformimi i Qeverisë së re dhe kabinetit qeveritar nuk është një shkop magjik që do t’i zgjidhë problemet e grumbulluara nga e kaluara. Vërtetë ka shumë sfida dhe shumë probleme që kërkojnë angazhim për tu zgjidhur në këtë drejtim besoj që efekti i parë që duhet të reflektohet është uniteti dhe stabliteti politik. Për fat të keq deri më tani nuk keni pasur në Kosovë një stabiliteti politik i cili do të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe besoj që ky duhet të jetë prioritet”.
“E dyta besoj që të gjitha planet e Qeverisë së re duhet në ndahen në tri etapa kohore. Etapa e parë ka të bëjë me aspektin pandemik dhe gjetjen e mundësive të zgjidhjeve së pandemisë në veçanti nga fakti që vendet e rajonit dhe Evropës janë duke bërë çmos në vaksinim dhe ne jemi ende duke pritur se çka është duke ndodhur. Faza e dytë ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike dhe faza e tretë ka të bëjë me qëndrueshmëri dhe një zhvillim ekonomik të merituar për Kosovën. Që të arrihen këto objektiva duhet të kemi kuadro të cilat do të jenë të apolitizuara, por me vlerë intelektuale në funksion të zhvillimit, integrimit dhe përmirësimit të imazhit e kthimit të shpresës së humbur për qytetarët e Kosovës që mund të jetohet në Kosovë”.
Poashtu Gërxhaliu ka thënë për EO se mbështetja e sektorit privat dhe sundimi i ligjit janë garanci për arritjen e objektivave të lartpërmendura.
“Falë politikës dhe situatës politike në të kaluarën shumë segmente kanë mbetur të anashkaluar por besoj që pandemia dhe zgjidhja e problemeve pandemike duhet të jetë prioritet, sundimit dhe rendi i ligjit duhet një ndërfushat kryesore në veçanti pas këtyre turbulencave të fundit në subvencione dhe keqpërdorime. E treta duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike dhe gjetja e mundësive për të mbështetur sektorin privat dhe qytetarët e Kosovës dhe mbi të gjitha duhet të kemi sundim të rendit dhe të ligjit që duhet të jetë garanci e arritjes së këtyre objektivave”.
Gërxhaliu ka paralajmëruar se një mbyllje tjetër si shkak i rritjes së rasteve me Covid-19 do të ishte fatale për ekonominë kosovare, raporton EO.
“Besoj që do të jetë shumë e vështirë që në aspektin psikologjik të bindin qytetarët dhe bizneset për mbyllje. Nuk është mbyllja zgjidhje, definitivisht Kosova ka pësuar nga pandemia në veçanti nga aspektin ekonomik ka pësuar nga fakti që derisa vendet e rajonit dhe më gjerë kanë bërë gara si të mbështetet biznesi, si të mbrohen qytetarët dhe të mbështeten në aspektin financiar dhe social në Kosovë shumë më tepër ka dominuar agjenda politike se sa që ka pasur orientime për të minimizuar këto pasoja. Mund të ketë rregulla të reja por mbyllja kish me qenë fatale për ekonominë kosovare. Nëse vendeve të rajonit do t’i duhen dy vite për tu ringritur Kosovës do t’i duhen katër. Pas pandemisë ekonomike, Kosova do të ballafaqohet me pandeminë sociale”, ka përfunduar Gërxhaliu për EO.