Menjëherë pasi qeveria amerikane dhe ajo franceze dolën me deklerata zyrtare kundër Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan për ngjarjet e fundit në Universitetin Bogaziçi ku nje grup i vogël studentesh protestojnë rektorin e sapoemëruar, brenda një kohë shumë të shkurtër mbështetësit e president turq u kundërpërgjigjen me hashtag “ErdoğanınYanındayız” e cila për vetëm 1 orë gjeti një shtirje masive duke kaluar shifrën 500 mijë tweeta, raporton Gazeta e Re.
Kjo etiketë u rendit në listën e “trend topic” të Twitter-it.
Fushata mbështetëse në agjendën e Twitterit në Turqi dhe në Botë u rendit në vend të parë.
Ndryshe, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot fuqishëm kritikoi SHBA-në dhe Francën për deklaratën e tyre që dënonin protestën në Universitetin Bogazici të Stambollit.
“Çfarë thotë Amerika ose Bashkimi Evropian?. Dënojmë atë që ndodhi në Universitetin Bogazici.’ Epo, unë po ia them këtë SHBA-së: Në emër të demokracisë, a nuk ndjeni turp për ngjarjet që ndodhën në Amerikë pak para zgjedhjeve?”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë.