Mbi 1.3 milion nxënës kthehen në bankat shkollore në 3 provincat turke të goditura nga tërmeti

Nxënësit në Gaziantep, Adana dhe Osmaniye u janë kthyer bankave shkollore pas ndërprerjes së mësimin për shkak të tërmeteve katastrofale të 6 shkurtit.

Mbi 1.3 milion nxënës në provincat turke Gaziantep, Adana dhe Osmaniye të goditur nga tërmeti u kthyen sot në shkolla, raporton Anadolu.

Rreth 662.500 nxënës në Gaziantep, 497.850 në Adana dhe 137.760 nxënës në Osmaniye rifilluan mësimet pas punimeve të rinovimit dhe riparimit në ndërtesat e shkollave të tyre, të cilat u dëmtuan në tërmetet e 6 shkurtit që goditën Türkiye-n jugore, ku humbën jetën rreth 48 mijë njerëz.

Mësimi në shkolla rifilloi pas miratimit të Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Ndërkohë, vazhdojnë përgatitjet për rifillimin e mësimit më 27 mars në provincat Adiyaman, Malatya, Kahramanmaras dhe Hatay.

Më shumë se 13 milionë njerëz u prekën nga tërmetet shkatërruese që goditën 11 provinca turke – Kahramanmaraş, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Shumë shkolla dhe konvikte u kthyen në strehimore për të mbijetuarit nga tërmeti.

Kategoritë
BotaLajme