Mbi 1.600 shtetas turq evakuohen me autobusë nga Sudani në Etiopi

Avioni i parë me 164 shtetas turq nga qyteti kufitar Gondar ka mbërritur në Addis Ababa

Duke përdorur autobusë, mbi 1.600 shtetas turq janë transportuar në Etiopi nga Sudani, ku luftimet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë lënë qindra njerëz të vdekur, raporton Anadolu.

Burimet diplomatike turke në kushte anonimiteti thanë se vazhdojnë përpjekjet e Ministrisë së Jashtme për evakuimin e shtetasve turq në Sudan drejt Türkiyes nëpërmjet Etiopisë.

Burimet thanë se shtetasit turq janë transferuar nga kufiri sudanezo-etiopian në aeroportin në qytetin kufitar Gondar me automjete të siguruara nga ambasada turke në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

Ata më pas fluturojnë për në Addis Ababa me avionë të marrë me qira nga Ethiopian Airlines dhe do të sillen në Türkiye përmes rrugës Addis Ababa-Stamboll, shtuan burimet.

Avioni i parë me 164 shtetas turq nga Gondari ka mbërritur tashmë në Addis Ababa, njoftohet më tej.

Të paktën 459 persona janë vrarë dhe 4.072 të tjerë janë plagosur që nga 15 prilli, kur shpërtheu një konflikt në kryeqytetin Khartum dhe qytete të tjera midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Kategoritë
BotaLajme