Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin hiç më pak se 599 nxënës. Shumë të tjerë e kanë lënë krejt shkollën.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit 369 nga ta janë meshkuj, ndërkaq 230 femra.

Nga klasa e parë deri në të 12 -n shkollën e kanë braktisur hiç më pak se 1 mijë e 333 nxënës.E njohësi i çështjeve të Arsimit, Rinor Qehaja thotë se braktisja e shkollës është problematikë e ndjeshme që kërkon zgjidhje.
“Braktisja është problematikë më e ndjeshme që kërkon zgjidhje të targetuar për secilin rast të secilit nxënës. Dhe, për këtë, reagimi më i shpejtë si parandalim është nga vetë komuniteti i shkollave. Fatkeqësisht braktisja nuk po na dëshmohet si problem që ka reduktim dhe aq më pak si problem që po merr vëmendjen e duhur insitucionale”, ka thënë Qehaja
Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithë përfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.