Mbi 10 mijë ushtarë rusë largohen nga kufiri me Ukrainën

Më shumë se 10,000 ushtarë rusë po kthehen në bazat e tyre të përhershme pas një muaji stërvitje afër Ukrainës, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ushtrinë ruse.

Vendosja e dhjetëra mijëra trupave ruse pranë Ukrainës kishte nxitur frikën në Kiev dhe kryeqytetet perëndimore, se Moska po planifikonte një sulm.

Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten, 24 dhjetor duke thënë “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me programin bërthamor të Rusisë janë bërë më shumë se një herë.”

Moska gjithashtu pretendon se mund të vendosë trupa në territorin e saj nëse e sheh të arsyeshme.
Përllogaritjet e numrit të trupave rusë të transferuar kohët e fundit në Ukrainë shkon nga 60,000 në 90,000.

Kategoritë
BotaLajme