Mbi 100 të infektuar me Koronavirus në shkollat e Prizrenit, shumica nxënës

Përhapja e infektimeve nga virusi famëkeq ka prekur edhe nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, ka thënë për Televizonin e Prizrenit se sipas raporteve nga terreni nga data 17 janar deri më tani, janë të konfirmuara 92 raste të nxënësve të infektuar, 10 mësimdhënësve, një edukatori dhe një ndihmës kuzhinieri.

Sipas saj, më së shumti të infektuar apo 14 nxënës ka në shkollën e Ortakollit, pastaj në gjimnazin “Gjon Buzuku” 7 nxënës dhe një mësimdhënës

pastaj në shkollën “Dëshmorët e Kabashit”,  në “Emin Duraku”, në Piranë një mësues,  4 nxënës në shkollën “Fatmir Berisha”, Shkolla mjekësisë 2 mësimdhënës, dhe 3 nxënës.

Për shkak të gjendjes së krijuar, mësimi në disa klasa po zhvillohet online, por përkundër këtyre rasteve, gjendja është në kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim, që mund të dëmtojë procesin mësimor.

Drejtoresha e DKA-së tha se ka arritur një marrëveshje me DKSH dhe QKMF-në, që të kryejnë teste rapide me nxënësit për Covid-19 në shkollat ky dyshohet se mund të ketë infektime të mundshme, dhe me qëllim që të parandalohet shkalla e infektimeve të reja.  /GazetaePrizrenit.net

Kategoritë
LajmeVendi