Mbi 250 automjete klasike nga Belgjika ekspozohen në Prizren

Automjetet e ekspozuara pranë pajtonit në sheshin “Shatërvan” në qendër të Prizrenit, tërheqin vëmendjen e madhe të turistëve vendas dhe të huaj

Në sheshin historik “Shatërvan” në Prizren të Kosovës janë ekspozuar mbi 250 automjete klasike të nisura për turne në Ballkan nga qyteti Antwerp i Belgjikës, raporton Anadolu.

Në kuadër të turneut “Touramical” i cili këtë vit mbahet për herë të 9-të, automjetet klasike që janë nisur nga Belgjika mbërritën në Kosovë pas kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje.

Automjetet e ekspozuara pranë pajtonit në sheshin “Shatërvan” në qendër të Prizrenit, tërheqin vëmendjen e madhe të turistëve vendas dhe të huaj.

Pronari i një automjeti klasik, Christophe Van Dessel në një deklaratë për Anadolu tha se janë “nisur nga Belgjika për të parë vendet fantastike të Ballkanit”.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Moti, rrugët, njerëzit, çdo qytet që kemi vizituar dhe malet janë të mrekullueshëm. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kthehemi sërish këtu për vizitë tjetër”, tha Van Dessel.

Ndërsa Gert Plasmans tha se e viziton për herë të dytë Ballkanin. “(Qytetet) janë shumë të bukur, shihni shumë zhvillim sepse më parë ishin si shesh lufte dhe tani çdo gjë është përmbledhur në mënyrë të bukur”.

Në kuadër të turneut që zhvillohet në periudhën 10-19 maj, automjetet klasike do të vizitojnë Bullgarinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe do të kthehen në Belgjikë.

Kategoritë
LajmeVendi