Mbi 390 mijë euro investime në disa klinika të QKUK-së, thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare. Kurti tha se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është rinovuar në vlerë më shumë se 390 mijë euro.

“Këtu ku ndodhemi kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç në Radiolologji gjithashtu në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer më shumë se 90 për qind. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve në këto tri klinika, kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi