Mblidhet bordi i ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është mbledhur sot, kur është edhe afati i fundit që ky institucion do të pranojë komentet për propozimin rreth shtrenjtimit të rrymës.

Propozimi i ZRRE-së për ngritjen e çmimit të rrymës u bë përmes një raporti konsultativ që u publikua më 17 janar, përcjell lajmi.netOrgani që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë propozoi shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE ka thënë se rritjes së çmimit të rrymës do t’i shpëtojnë vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë më pak se 600 kËh rrymë në muaj.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kËh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kËh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 këh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Kategoritë
LajmeVendi