Mblidhet PDK: Kriza po thellohet, ka stagnim në të gjitha fushat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kanë mbajtur takime për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.

Në këto takime është diskutuar edhe gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend, e cila sipas PDK-së, po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente.  Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes”, thuhet në komunikatë.

PDK akuzon qeverinë aktuale se i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre.Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë. Në Kryesi, Kuvend dhe nëpër Komuna – Partia Demokratike e Kosovës do të punojë dhe kërkojë që shteti dhe Qeveria të jenë më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese pas luftës, ndërsa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, kemi hartuar vizionin për qeverisjen e re të vendit, për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim.  Tjetër rrugë nuk ka!”, thuhet në fund.

Kategoritë
LajmeVendi