Mbreti Charles III i adresohet popullit britanik për herë të parë, zotohet t’i shërbejë kombit me devotshmëri

Mbreti Charles III i është drejtuar për herë të parë popullit Britanik, pasi ka marrë postin më të lartë mbretëror, edhe pse do të zyrtarizohet ditën e shtunë.

Gjatë fjalimit të tij para popullit Britanik ai premtoi se do t’iu shërbejë me besnikëri gjithë qytetarëve.

Ndërkohë Mbreti Charles III i cili do të ngjitet në fron në moshën 74-vjeçare, ia ka trashëguar titullin Princ i Uellsit, djalit të tij të madh Ëilliam dhe bashkëshortes së tij Kate Middelton.

Mbreti ka kujtuar edhe nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq dje, duke u kthyer prapa në vitin 1952, kur ajo ishte bërë mbretëreshë e Britanisë së Madhe.

“Kur mbretëresha erdhi në fron, Britania dhe e gjithë bota përballeshin ende me pasojat e Luftës së Dytë Botërore dhe jetonin në konditat e kohërave të mëhershme. Në kursin e 70 viteve që pasuan, shoqëria jonë është bërë e kulturave dhe besimeve të shumta”, është shprehur ai.

Mbreti Charles është zotuar për shërbim të pakushtëzuar popullit britanik.

“Siç ka bërë edhe vetë Mbretëresha duke shërbyet me devotshmëri, edhe unë zotohem solemnisht që për kohën sa më ka falur Zoti, do t’u përbmahem parimeve kushtetuese që janë në zemër të kombit tonë”, ka thënë ai.

Adresimi i tij është mbyllur me një dedikim nënës së tij.

“Dhe nënës sime të dashur, derisa nisni rrugëtimin tuaj të madh për t’iu bashkuar babait, dua vetë të të them: faleminderit. Faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes sonë dhe familjes së kombit të cili i ke shërbyer me diligjencë për gjithë këto vite”, ka thënë ai.

Kategoritë
BotaLajme