Mbrojtja Civile në Gaza: Të plagosurit e bllokuar nën rrënoja vdesin sepse nuk mund të shpëtohen

Zëdhënësi i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal tha se ushtria izraelite vazhdon të bombardojë dhe shkatërrojë shtëpitë e palestinezëve në veri të Gazës

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës deklaroi se qytetarët e bllokuar nën rrënojat e shtëpive të bombarduara nga ushtria izraelite në veri të Gazës vdiqën pasi nuk mund të shpëtoheshin, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal tha se ushtria izraelite vazhdon të bombardojë dhe shkatërrojë shtëpitë e palestinezëve në veri të Gazës, e cila është nën një pushtim të rreptë.

Ai thotë se shërbimet e Mbrojtjes Civile në Gaza janë të pamjaftueshme për shkak të sulmeve izraelite dhe se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga rrënojat. Basal thekson se palestinezët e plagosur, shtëpitë e të cilëve u bombarduan dhe mbetën nën rrënoja vdiqën pasi nuk mund të shpëtoheshin nga rrënojat ku ishin.

Ushtria izraelite, e cila nisi sulme ajrore intensive në veri të Gazës, veçanërisht në kampin e refugjatëve Jabalia, më 5 tetor, filloi sulme tokësore në këto zona më 6 tetor.

Ndërkohë që ushtria izraelite intensifikon sulmet e saj në veri të Gazës, ajo parandalon hyrjen e ndihmave në këto zona dhe intensifikon gjenocidin që kryen me bomba, uri, etje dhe epidemi.

Kategoritë
BotaLajme