Mbulohen simbolet e Serbisë në targat e veturave të eskortës së kryeministres së Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot ka zhvilluar vizita në komunat në veri të Kosovës.

Ajo që ka rënë në sy ishte se kryeministrja serbe ka respektuar marrëveshjen me Kosovën për mbulimin e simboleve shtetërore të Serbisë në targat e veturave të eskortës së saj.

Bërnabiq ka zhvilluar një vizitë njëditore në Mitrovicë të Veriut, e shoqëruar nga drejtori i  Zyrës për Kosovë të Qeverisë serbe, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Mihail Jovanoviq.

Kjo është edhe vizita e saj e parë zyrtare në Kosovë, prej se është bërë kryeministre e Serbisë.

Në deklaratën e Zyrës për Kosovë theksohet se vizita e kryeministres serbe është paralajmëruar 72 orë para vizitës, në përputhje me Marrëveshjen për vizita zyrtare.

Kategoritë
LajmeVendi