Mbyllen bizneset në veri, qytetarët refuzojnë të flasin

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa barrikadat mbeten në dy rrugët kryesore që çojnë për në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj po qëndron në veri dhe në një lidhje direkte në Frontal tregoi se të gjitha bizneset atje janë mbyllur.

Ajo provoi që të fliste me qytetarët e paktë që ishin në rrugë, por ata nuk pranuar. Gazetarja tha se si arsye ata përmendin sigurinë e tyre.

“Prandaj, refuzojnë të ekspozohen para kamerës”, tha gazetarja.

Kategoritë
LajmeVendi