Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të Ligës së Parë në të dyja grupet, A dhe B, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.
Në Grupin A, Drenica ka arritur të marr fitore si mysafire e Rahovecit me rezultat 2-1, duke mbajtur pozitën e parë.
Si mysafir ka marr fitore edhe Vëllaznimi që ka arritur të mposht Rilindjen 1974 me rezultat 3-1.
Trepça dhe Istogu kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa derbin mitrovicas mes Trepçës ‘89 dhe Mitrovicës e kanë fituar vendasit me rezultat 2-1.
Liria ka fituar ndaj Besës së Pejës me rezultat 1-0, duke qëndruar në kontakt me kreun.
Drenica si e para ka 14 pikë, ndërsa pas tyre vjen Vëllaznimi me 13 pikë. Trepça ‘89 është e treta me 12 pikë, ndërsa Trepça e katërta me 11 pikë. Liria është e pesta me 10 pikë.
Sa i përket Grupit B, derbi i kësaj xhiroje i ka takuar Vushtrrisë që ka arritur të mposht në shtëpi Dinamon e Ferziajt me rezultt 2-0.
Prishtina e Re ka vazhduar me formën e mirë, duke mposhtur kësaj radhe KEK-un me rezultat 5-0.
Ramiz Sadiku ka shënuar fitore ndaj Kikës me rezultat 1-0, ndërsa 2 Korriku ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.
Vjosa ka arritur fitore si mysafir i Fushës Kosovës me rezultat 2-1.
Prishtina e Re ka 18 pikë dhe është lider në renditje, ndërsa Vushtrria dhe Dinamo e Ferizajt me nga 13 pikë ndajnë pozitat dy dhe tre.
Vjosa është e katërta me 9 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku dhe KEK-u kanë nga 8 pikë në pozitat pesë dhe gjashtë.Flamurtari mbetet i fundit pa asnjë pikë me gjashtë humbje.