Mbytet 35-vjeçarja në Durrës, s’kishte vrojtues plazhi

Mesditën e sotme është mbytur në plazhin e Durrësit një 35-vjeçare.

Mësohet se trupi i pajetë qëndroi për 2 orë në ujë.

Gazetarja Kloida Gjuzi raporton se në momentin që ndodhi ngjarja, në plazh nuk kishte vrojtues.

Mungesa e vrojtuesve në plazhe është një shqetësim për turistët, të cilët për Euronews Albania ka treguar se ka kulla vrojimi, por nuk ka punonjës.

Kategoritë
LajmeRajoni