McTominay mashtron fansat. Mesfushori i Man. United e xhonglon topin me dorë

Mesfushori i Manchester United, Scott McTominay nuk arrin ta xhonglojë me lehtësi topin edhe pse është një futbollist profesionist. Në një video të publikuar në rrjetet sociale që brenda pak kohësh është bërë virane, duket qartë që ai përdor jo vetëm këmbët por edhe duart për të mbajtur topin në ajër.

Përpara disa tifozëve të Manchester United, ai ka zgjedhur të performojë me top por 25-vjeçari, aftësitë e të cilit nuk i vë askush në diskutim, është shfaqur në vështirësi.

Kategoritë
Sport