Ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinjt të Kuvendit të Kosovës. Të parët janë ata nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 09 shkurtit.
Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani është shprehur optimist për formimin e institucioneve të reja.
“Sot erdha u regjistrova për procedurat e deputetit. Para datës 15 do ta kuptoni. Shenjat janë se me datën e 15 por gjasat janë që do të bëhet qeveria dhe të vazhdohen punët”, u shpreh ai.
Ndryshe, regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë dhe në ditët në vijim. Nesër e premte, do të regjistrohen deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).