Me djalin në krah, gruaja e Boris Johnson ndoqi fjalimin e dorëheqjes

Një figurë kyçe që qëndronte mënjanë ndërsa Boris Johnson mbante fjalimin e dorëheqjes. Ishte gruaja e tij, Carrie që po e ndiqte në distancë.

Carrie, me fëmijën e saj dhe të Johnson, Romy, në krahë, u shoqërua nga sekretarja besnike e Kryeministrisë, Nadine Dorries jashtë Downing Street për të parë fjalimin, raporton BBC.

Gjatë fjalimit të tij, Johnson dha një mesazh edhe për gruan. “Dua të falënderoj Carrie dhe fëmijët tanë, dhe të gjithë anëtarët e familjes sonë që u është dashur të durojnë kaq shumë për kaq gjatë”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme