Më i paguari në historinë e Liverpool, çfarë i ofrohet Salah për të rinovuar

Liverpool po tenton të bindë Mohamed Salah për të nënshkruar një kontratë të re. Trajneri Jurgen Klopp e ka konfirmuar diçka të tillë, por ende nuk ka një marrëveshje.

Goal raporton se “The Reds” duan të nënshkruajnë një kontratë 4-vjeçare me Salah dhe i ofrojnë atij një pagë që do e bënte më të paguarin në historinë e klubit.

Bëhet fjalë për një ofertë që kap shifrën e 250 mijë sterlinave në javë. Te Liverpool janë të sigurt se do të arrijnë një marrëveshje dhe Salah.

Klubi anglez më parë ka rinovuar kontratat me Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, ndërkohë që ka një marrëveshjen edhe me kapitenin Jordan Henderson.

Kategoritë
Sport