Me këtë fotografi Abdixhiku flet për tubimin me të cilin LDK hapi fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka publikuar një fotografi nga tubimi i hapjes zyrtarisht të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku shihet pjesëmarrje masive e qytetarëve në mbështetje të kësaj partie.

Në reagimin e tij të bërë në Facebook, ai është drejtuar qytetarëve duke u thënë ‘‘bëhu ndryshimi’’.

Në postimin e tij, i pari i LDK-së ka shkruar edhe numrin që kjo parti ka për këto zgjedhje e që është 124.

‘‘LDK 124. Bëhu ndryshimi!’’, ka shkruar shkurt ai.

Kategoritë
LajmeVendi