Më pak çifte të kurorëzuar në vitin 2022 sesa një vit më parë

Në vitin 2022, janë regjistruar 19 490 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 17 863 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 627.

Krahasuar me vitin paraprak (2021) që ishin 18 131 kurorëzime, në vitin 2022  janë kurorëzuar 17 863, ose 1.5% më pak

Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 627 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2021 (1 566 Kurorëzime), janë 3.9% më shumë qifte të kurorëzuara.

Nga të dhënat statistikore,  tw publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shihet se kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin  2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa (jashtë Kosovës) ka numër më të madh të qifteve të kurorëzuara në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime (1 718), ose 8,8%; në Prizren (1  537 kurorëzime) ose 7,9%; në Ferizaj (1 133 kurorëzime) ose 5.8%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2022, më së shumti raste ka te meshkujt e grup-moshës 25-29 vjeç, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24 vjeç.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç./IdeksOnline/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme