“Më shkatërrove jetën, je një ku*vë”, sherr mes Icardit dhe Wandës, zbulohen prapaskenat!

Wanda Nara ka akuzuar Mauro Icardin për një tentativë vjedhjeje prej 70 mijë dollarësh dhe dhunë në familje. Sipas mediave argjentinase, dhuna ka ndodhur në apartamentin e ish-kapitenit të Interit në Buenos Aires.

Wanda Nara mësohet se kishte shkuar për të parë vajzat e saj pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Brazil me partnerin aktual, reperin L-Gante. Vajzat ishin duke fjetur kur mes ish-çifit shpërtheu një debat i dhunshëm pasi Icardi nuk donte që gruaja të largohej.

Icardi ka përgënjeshtruar gjithçka me një postim në rrjetet sociale, teksa pretendon se nuk ka kryer asnjë akt ndaj Uanda Narës.

Por në mediat argjentinase, televizioni “America TV”, insiston se mes tyre ka pasur edhe fyerje të shumta në momentin kur janë përplasur në apartamentin në Buenos Aires.

Mauro i tha asaj ‘Më shkatërrove jetën. Për fajin tënd u dëmtova. Je një ku*vë. Je një nënë e keqe, je një gënjeshtare”. Dhe pastaj e trajton si prostitutë”, siguronin në emisionin e njohur televiziv “Intrusos”.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme