Më shumë se 200 fluturime janë anuluar në Stamboll për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Turkish Airlines (THY) njoftoi të shtunën se gjithsej 238 fluturime të planifikuara për datat 5 dhe 6 shkurt janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit të pritshëm me borë në Stamboll.

Në një deklaratë nga Zyra për Media e Turkish Airlines, thuhet se vendimet për anulim janë marrë me konkluzion të Komisionit për Kushtet Meteorologjike (MADKOM).

Njoftimi paralajmëron qytetarët që të kontrollojnë fluturimet e tyre përpara se të mbërrijnë në aeroport

“Për shkak të reshjeve të pritshme të borës në Stamboll, sipas vendimit të MADKOM, fluturimet në Aeroportin e Stambollit më 5 dhe 6 shkurt janë anuluar”, thuhet në njoftim.

“Janë anuluar 238 fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit. Nga këto, 72 janë fluturime të brendshme dhe 166 janë fluturime ndërkombëtare. Për shkak të operacionit, numri i anulimeve ka gjasa të rritet.”

Kategoritë
BotaLajme