Me ”taktikat e FETO-S” Buzhala synon të prishë atmosferën pozitive të krijuar mes Kosovës dhe Turqisë

Pas tërmetit në Turqi, populli dhe shteti i Kosovës u mobilizuan për të ndihmuar Turqinë me të gjitha mjetet e tyre. Javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti vizitoi Turqinë dhe me presidentin Erdogan diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi.

Më pas, tërmeti që ndodhi në Turqi zbuloi edhe një herë lidhjet e thella mes dy vendeve.

Por kjo ndoshta i ka penguar gazetarit Buzhala i cili nga mllefi për Kurtin dhe Erdoganin sot ka reaguar dhe ndoshta ka shpifur me qëllim që të prishë atmosferën pozitive të krijuar mes Kosovës dhe Turqisë

Berat Buzhala po përpiqet të shpërqendrojë këtë atmosferë pozitive dhe të largojë vëmendjen me kësi lloj shkrime, njësoj si taktikat e FETO-s. Mesazhet e publikuara nga Buzhala janë shumë të përshtatshme si taktikat e FETO-s.

Nuk duhet të harruar se Berat Buzhala u shfaq në televizion dhe derdhi lotë ‘fallco’ për anëtarët e FETO-s gjatë arrestimit të gjashtë gylenistëve në Kosovë

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi